E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, zjarr në Divjakë, rrezikohet djegia e ullishteve

Zona pranë varrezave të Divjakës, në rrethin e Lushnjes është përfshirë nga flakët e zjarrit, që ka rënë pasditen e sotme. Nga zjarri rrezikohen të digjen ullishtet e Divjakës, ndërsa mësohet se deri më tani janë djegur rreth 8 dynym ferra e shkurre.
 

Ndërkohë që zjarrëfikëset e Lushnjes kanë shkuar drejt vatrës së zjarrit dhe po përpiqen për shuarjen e tij, por era e fortë, favorizon përhapjen e flakëve në gjithë zonën.
 

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa policia dhe banorët e Divjakës ndodhen në vendin e ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›