Shkodër, arrestohen dy kosovarë për falsifikim të dokumenteve
SHKODËR - Dy kosovarë, banues në Pejë të Kosovës, u arrestuan nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pasi akuzohen për "Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës, bënë të ditur se, "Ilir Hyseni, 21 vjeç dhe Betim Elshani, 31 vjeç në momentin e daljes nga Shqipëria, pranë shërbimit të Stacionit të Policisë Kufitare Muriqan, kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike shqiptare me gjeneralitete të shtetasve shqiptare L. D. dhe Xh. G.".
Nga ana e policisë së Shkodrës, u kryen veprimet e nevojshme procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasve Ilir Hyseni dhe Betim Elshani, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".
(a.h/ata/BalkanWeb)