E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët bllokojnë rrugën nacionale

Ne orët e para te mëngjesit, te afërmit e grevisteve, si dhe familjet e minatorëve te tjerë, protestuan duke bllokuar rrugën nacionale Bulqizë-Tirane, ne vendin e quajtur Qafa e Buallit. Efektivet e policisë ndërhynë për te larguar protestuesit nga rruga. Aktualisht familjaret e minatorëve ndodhen para minierës, ku janë te ngujuar 13 persona. Një dite me pare, pas dështimit te takimit me drejtuesit e kompanisë “ACR”, komisioni i grevës kërcënoi me mosbindje civile. Kërkesa kryesore e minatorëve është rritje page ne masën 40%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›