Ambasadori i OSBE-së ia jep mazhorancës Presidentin: Të zgjedhë kandidat të denjë

Ambasadori i OSBE-së (foto LSA)
Në një kohë kur kanë mbetur afërsisht dhe tre muaj nga periudha kur Kuvendi duhet të zgjedhë presidentin e ri të vendit, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart ka lëshuar një deklaratë të papritur.
Ai tha shkoqur se Kushtetuta e lejon që mazhoranca të zgjedhë kreun e ri të shtetit. Në këtë prizëm ambasadori bëri thirrje që koha e mbetur të përdoret nga mazhoranca për të zgjedhur një kandidat që e meriton postin.
“Kushtetuta e lejon që mazhoranca të zgjedhë presidentin, por duhet të përdoret mirë koha që ka mbetur për të zgjedhur një kandidat apo kandidate të denjë për këtë post”, tha Volfart.
Ndërsa lidhur me reformën zgjedhore, Volfart tha se dy partitë kryesore duhet të përfundojnë hartimin e draftit brenda muajit prill. Ky është ultimatumi i dhënë nga kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugel Volfart.
“Dhe pak kohë ka mbetur. Kjo çështje duhet të zgjidhet deri në fund ët prillit. Të krijohet klima e nevojshme në komisionin e ligjeve që të bëhet më e mira në këtë drejtim”, është shprehur ambasadori. /F.Stafa/