E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Ka mbetur pak kohë për reformën zgjedhore

TIRANE – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, lajmëroi klasën politike se koha në dispozicion për një reformë zgjedhore po mbaron dhe e ftoi atë të nxitojë. Wollfarth, përpara gazetarëve, vlerësoi punën e komisionit të ngritur për këtë reformë, por shtoi se ka mbetur pak kohë deri në fund të këtij muaji, kur edhe skadon afati për reformën zgjedhore.
 
“Janë bërë përparime të mëdha për reformën zgjedhore, por nuk ka shumë kohë deri në fund të muajit”, ka theksuar ambasadori Wollfarth, i cili nuk harroi të vlerësonte edhe çështjen e numërimit elektronik për të cilin u ra dakord mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin për reformën zgjedhore. Ai e cilësoi këtë një proces efikas.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›