E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me 17 kg hashash, arrestohen

Lenda e sekuestruar

Rreth 17 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar dje në kryeqytet, ndërsa janë arrestuar edhe 3 personat që e posedonin.

Dritan Dervishi,  28 vjeç, banues në Tepelenë; Drinald Dervishi, 19 vjeç, banues në Tiranë; dhe Admir Hoxha,  21 vjeç, banues në Tiranë, janë vënë në pranga në afërsi të Unazës së Re.

Ata e kishin ndarë lëndën narkotike në 15 pakotë mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,  së bashku me tre telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›