E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU dorezon ne Kuvend projektrezoluten per ceshtjen came

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi dorëzoi në kuvend projektrezolutën për zgjidhjen e çështjes çame. Pikat më të nxehta të dokumentit janë; njohja dhe kthimi i pronave çame, eleminimi nga ana e Greqisë e ligjit të luftës dhe ngrija e lapidarëve në kujtim të genocidit grek ndaj popullit çam. Por sipas Idrizit draft rezoluta nuk cënon marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Rezoluta nuk i shpall lufte Greqisë, por është rezolute paqeje. Është testament i atyre mijëra shqiptarëve të Çamërisë që u vranë dhe u masakruan, por dhe një testament i gjallë. Kjo nuk është thjesht rezolute e PDIU, por është rezolutë e dy shqiptarëve çamë që iu adresohet për mbështetje të gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar”-

Idrizi nuk do të lobojë tek asnjë parti parlamentare për miratimin e draftrezolutës.
“Kjo rezolutë është çuar për t’u votuar nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe jo nga partitë. Nuk do t’i drejtohemi partive parlamentare, por do t’i drejtohemi ndërgjegjes kombëtare të parlamentarëve shqiptarë”-deklaroi Idrizi.

Vetë deputetë e mazhorancës dhe opozitës në pritje të një vendimi politik, shprehin mendime të ndryshme lidhur me votën ndaj rezolutës.

Ligjvënësit e PDIU-së zgjodhën pikërisht datën 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, për të depozituar në kuvend projektrezolutën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›