Basha Objektiv paresor i Bashkise zhvillimi ekonomik dhe punesimi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vijuar konsultimet për projekt -buxhetin e vitit 2013, me banorët e njësive bashkiake 5, 6, 7 dhe 11. Kryebashkiaku Basha ka theksuar se projekt buxheti afatmesëm i hartuar nga Bashkia dhe që pret më datë 24 dhjetor miratimin nga Këshilli Bashkiak është garanci se çdo projekt që do të nisë, do të përfundojë brenda këtij mandati.
“Kuadri afatmesëm (2013-2014-2015), i cili parashikon investime totale në masën 240 milionë dollarë është i rëndësishëm pasi investime të cilat varësisht volumit të tyre, planifikohet të përfundojnë jo më vonë se viti 2015, pra ka një kalendar të qartë të zhvillimit të punimeve. Ka mes tyre punime të cilat janë emergjente dhe për nga volumi do të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm buxhetor, ka të tjera që për nga përmasat do kërkojnë një shtrirje në kohë, por një garanci u jep ky buxhet qytetarëve të Tiranës, çdo punë që do të nisë, do të përfundohet nga kjo administratë, gjatë këtij mandati” – theksoi z. Basha.
Kreu i Bashkisë është ndalur sërish në objektivin parësor të Bashkisë, zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Me një fond garancie i cili nis me 1 milion euro nga Bashkia e Tiranës dhe që pritet të rritet me mbështetjen e qeverisë qendrore dhe të fondeve të tjera, do të stimulohen të rinjtë nën moshën 35 vjeç që dëshirojnë të hapin biznesin e tyre, të vogël ose të mesëm, në Tiranë.
"Objektiv parësor i Bashkisë së Tiranës, sot e sa kohë që drejtohet nga unë është klima e biznesit, zhvillimi ekonomik dhe shanset për punësimin. Vjet ndoqëm një tjetër praktikë, një praktikë e cila pa reduktimin e 60 tarifave dhe taksave dhe reduktimin e barrierave administrative, nëpërmjet grumbullimit të gjithë lejeve dhe licencave në një sportel dhe vetëm me këto masa, ia dolëm në një vit skëterre për ekonomitë ballkanike, të krijonim në qytetin e Tiranës plot 6 880 vende të reja pune, sipas Tatim – Taksave. Këtu nuk llogariten punësimet jo formale, këtu llogariten vetëm ata që paguajnë sigurime shoqërore, 6 880 neto sepse në fakt u krijuan afro 33 mijë vende të reja pune, por afro 25 mijë qytetarë humbën vendin e tyre të punës. Pra, krijuam afro 7 mijë vende të reja pune, vetëm duke ndihmuar me lehtësimin e klimës së biznesit.
Sot, unë besoj se në këtë qytet ku ka sot afro mbi 100 mijë studentë, ku ka mbi 200 mijë të rinj nën moshën 35 vjeçare, ne e kemi për detyrë qoftë nga pozitat qytetare, nga pozitat e Bashkisë së Tiranës, nga pozitat e prindit, vëllait, ose motrës, t’u japim një shans të rinjve të qytetit ta provojnë veten e tyre në ekonominë e tregut të lirë dhe ta bëjnë këtë duke pasur garancinë tonë, jo thjesht me fjalë, se fjalët mbeten fjalë por me vepra, pra duke dedikuar fonde bashkiake, për t’i thënë bankave të kryeqytetit, ja ku e keni garancinë, kreditoni rininë e kryeqytetit!" - tha z. Basha
Në konsultimin me banorët, Kryebashkiaku ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat e dhënies me kontratë shërbimi, të linjës Kinostudio- Kombinat.
“Ne kemi nisur procedurën e dhënies me kontratë shërbimi të linjës Kinostudio-Kombinat. Kjo është linja e fundit që ka mbetur, linjë publike dhe menaxhohet direkt nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Parkut të Autobusëve. Realiteti është ai që është, janë autobusë shumë të vjetër, më të vjetrit në qytet dhe përveç kësaj del me humbje të mëdha dhe ka një borxh prej afro 3 milionë euro të akumuluar në 10 apo 12 vjet. Në këto kushte, ne kemi vendosur ta mbyllim këtë ndërmarrje shtetërore, kemi hapur tashmë e jemi në proces të avancuar të procedurave të dhënies së linjës Kinostudio-Kombinat me kontratë shërbimi si linjat e tjera të qytetit. Besoj që brenda shkurtit, nëse procedura ecën me ritmin e duhur, linja Kinostudio-Kombinat do të ketë autobusë të rinj dhe të mjaftueshëm”