PDIU hyn në koalicion parazgjedhor me PD
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka vendosur të nisë negociatat për koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të e kryesisë së partisë, ku u mbajt bilanci i mandatit katërvjeçar të prezencës së kësaj force politike në Kuvend si dhe nisja e përgatitjeve për zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryesia vendosi që të nisin përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke pohuar vendosmërinë e rritjes së përfaqësimit parlamentar të PDIU-së në përbërjen e ardhshme të Kuvendit, çka do të kontribuojë në rritjen e zërit dhe trysnisë pozitive për çështjet kombëtare e në veçanti për çështjen çame, si edhe do të fuqizojë partinë që për katër vjet tregoi se në momentet kyçe të zhvillimeve të çështjes kombëtare, arriti të ndërhyjë me vendosmëri duke ndaluar abuzimet e duke fuqizuar pozicionin e kombit tonë, thuhet në njoftimin e PDIU-së.
Kryesia ka vendosur të autorizoi kryetarin e partisë Shpëtim Idrizi të nisë negociatat me Partinë Demokratike.
21 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
PDIU hyn në koalicion parazgjedhor me PD burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email