E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU ne Elbasan Bashkohuni te votoni per ceshtjen kombetare

Shpetim Idrizi ne Elbasan

Elbasan 10 prill 2011 NOA- Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet takimin e radhes me elektoratin e perqendroi ne Elbasan.

Gjate fjales se mbajtur me kete rast kryetari i kesaj partie Shpetim Idrizi ftoi te gjithe shqiptaret sidomos ata qe refuzojne te votojne me vetedije qe te bashkohen me PDIU-ne me partine qe ka treguar se motivi i saj eshte vetem ceshtja kombetare.

Ne vijim te fjales se tij Idrizi  theksoi se ekonomia e Shqiperise dhe ajo e Kosoves duhet te jete komplementare dhe jo konkurruese dhe se duhet te konkurrohet ne nje treg te lire ne hapesirat mbareshqiptare.

Ne ne themel te programit tone kemi bashkimin ekonomik te shqiptareve. Te thuash keshtu nuk eshte nje sakrilegj sepse ekonomia e Shqiperise dhe ekonomia e Kosoves duhet te jene ekonomi komplementare dhe jo konkurruese. Ne sot duhet te krijojme nje treg real ku qarkullojne mallrat idete dhe njerezit. Kjo eshte nje nder pikat thelbesore te Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet u shpreh kreu i PDIU.

Sakaq Idrizi vleresoi rolin qe ka luajtur Elbasani ne historine e kombit shqiptar sidomos per sa i perket dijes duke e cilesuar Normalen e Elbasanit si nje pike kyce drejt lirise dhe pavaresise.

Ne kete takim nje fjale pershendetese e mbajti edhe kandidati i koalicionit Aleanca per qytetarin per bashkine e keti qyteti Durim Hushi i cili e vleresoi PDIU-ne si nje force dinamike per politiken shqiptare.

Ndersa presidenti i Nderit i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet  Tahir Muhedini vleresoi rolin e qytetareve te Elbasanit gjate historise se shtetit shqiptar dhe beri thirrje qe qe te gjithe te bashkohen rreth PDIU-se per te zgjidhur ceshtjen kombetare.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePDIU prezanton kandidatin per njesine bashkiake nr.7PDIU eshtja came ekziston dhe ne do te kthehemi ne ameriIdrizi PDIU kerkon voten e shqiptareve patriote per kauzen camePDIU Nese qeveria nuk shpall non grata konsullin Ikonomus do ta shpallin qytetaret Shkrihen ne 1 PDU dhe PDI mister kryetari Lidhjebashkimi ekonomik i shqiptareve ceshtja kombetare Durim Hushi Integrim dhe Unitet Partia per Drejtesi Shpetim Idrizi Tahir Muhedini

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›