PDIU përshëndet lirimin nga akuzat të Fatmir Limajt
TIRANE-PDIU përshëndeti sot lirimin e Fatmir Limaj për akuzat e ngritura për krime lufte ndërsa theksoi se drejtësia u rivendos.
“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vlerëson vendiin përfundimtar të Gjykatës për lirimin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij në procese të cilat që në krye të herës kanë pasur si qëllim dënimin e luftës shekullore të shqiptarëve për liri. Tashmë, drejtësia u rivendos në vend duke i dhënë fund përndjekjeve të pavendta të drejtuesve të UÇK në bazë të mashtrimeve dhe akuzave të gatuara në mentalitetin e vjetër të Serbisë.
PDIU i bën thirrje autoriteteve hetuese në Kosovë që të drejtohen nga hetimi i kriminelëve të vërtetë të luftës të cilët nuk gjenden në rradhët e heronjve të UÇK, si Fatmir Limaj e shokë por lëvizin të lirë e të papenguar në Beograd dhe në veri të Kosovës”, citon në një njoftim për shtyp ky subjekt.
(d.b/BalkanWeb)