E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabi Saudite, gratë fitojnë të drejtën e votës

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdul Aziz, ka njoftuar sot se femrat mund të bëjnë pjesë në Shura (Këshilli Konsultiv i mbretërisë), duke nisur nga sesioni tjetër. Ato mund të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme komunale dhe mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e votës.

Pas konsultimeve me këshilltarët tanë, kemi vendosur të pranojmë femrat si anëtare të Shuras, duke nisur nga sesioni i ardhshëm. Gratë mund të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme duke pasur të drejtën e votës, tha Aziz.

Në mbretërinë ultrakonservatore, të vetmet zgjedhje që zhvillohen janë ato komunale. Të radhës janë ato të parashikuara për në 29 shtator, por gratë nuk munden të marrin pjesë në to. Zgjedhjet që do të pasojnë, ku femrat mund të kandidojnë dhe të votojnë janë pas katër vitesh.

Pranimi i të drejtës për të votuar është një hap shumë domethënës për një vend ku femrat nuk mund të udhëtojnë, punojnë apo kryejnë ndërhyrje mjekësore pa lejen e meshkujve të familjes. Gjithashtu, ato nuk kanë të drejtë as të ngasin makinën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›