PDIU reagon per kthimin e shqiptareve nga Greqia
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet shpreh shqetësimin mbi kthimin e 50 qytetarëve shqiptarë nga ana e autoriteteve greke, në Kapshticë. Sipas zëdhënësit Ardit Bido, kthimi është bërë pa asnjë argumentim nga pala greke, çka tregon se Athina zyrtare tashmë ka kaluar çdo kufi prepotence me shtetin tonë dhe bashkëkombasit tanë. Sipas PDIU, shteti grek, pasi përdori një sërë argumentesh nga më qesharakët, përfshi këtu edhe toponimitë, të cilat kjo parti vërtetoi se nuk kanë asnjë efekt ligjor, tashmë shteti grek po i kthen pa asnjë argumentim qytetarët shqiptarë në kufi. Në deklaratën për mediat thuhet se kthimi i 50 qytetarëve shqiptarë, së bashku me rastin e gjyqtarëve të çështjes Boboshtica tregojnë se nuk janë vetëm shqiptarët e Çamërisë hal në sy për shtetin grek, por të gjithë bashkëkombasit tanë, pavarësisht origjinës së tyre.
PDIU thekson se Greqia po dëmton rëndë imazhin e shtetit shqiptar në Bashkimin Evropian.
PDIU thekson se Greqia po dëmton rëndë imazhin e shtetit shqiptar në Bashkimin Evropian.