Berisha Rama mashtron me shifrat e papunesise ne vend
Ecuria e reformës zgjedhore, miratimi i 520 projekteve, statistikat e papunësisë në vend dhe qëndrimet e kreut të opozitës lidhur më këtë kanë qenë kryefjala e mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Mashtrimet e Ramës për papunësinë
Kryeministri Sali Berisha ka përgënjeshtruar në mbledhjes e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me shifrat e papunësisë të deklaruara nga kreu i opozitës Edi Rama. Kryeministri i është përgjigjur atij duke thënë se Rama merr hua nga vitet 90, një statistikë të dikatorit të fundit, duke e krahasuar atë me Ramiz Alinë.
“Për të shprehur urrjetjen dhe përçmimin ndaj kombit të tij, i cili hodhi në koshin e historisë dikaturën më të egër, Hoxha do t’u deklaronte se kombi përbëhej nga 1 milion të papunhë, një milion spiunë dhe një milion hajdutë.
Shqiptarët duhet ta dinë se këtë e bëri Ramiz Alia dhe e bëri vetëm për t’i poshtëruar në shkallë ekstreme si akt i verbër që e hodhën mënjanë regjimin e tyre. Tani në histori përdoret e njëjta statistikë: një milion të papunë dhe mashtrimi i madh se këtë e thotë Banka Qendrore e vendit”-deklaroi kryeministri.
Ai tha se në këtë deklaratë të Ramës ka thjesht një nostalgji për etërit nga bijtë e tyre. Banka e shtetit nuk e ka bërë kurrë. Ajo prodhon statistika monetare dhe asnjë bankë nuk prodhon statistikat e papunësisë. Ajo nxirret nga zyrat e punës INSTAT dhe anketat- theksoi Berisha.
“Shqipëria ka më shumë se 500 mijë pensionistë, 300 mijë fëmijë deri në 6 vjeç, se Shqipëria ka 650 mijë nxënës në sistemin e vet arsimor. Shqipëria ka në fshat rreth 320 mijë ferma. Nëse i llogarisim pa fshatin këto kategori bëjnë 1 milion e 2500 mijë”- tha ai.
Berisha nënvizoi se në një vend të lirë quhen të papunë ata që shkojnë në zyrat e punës për të kërkuar punë dhe në Shqipëri regjistrohen 143 mijë të papunë, ndërsa i sugjeroi Ramës të këshillohej me specialistët.
“Atë që dua ta këshilloj është të paktën të thërrasë një nga zotërinjtë që e njeh problemin në partinë e tij, të thërrasë një që njeh statistikën e bankës. Është qesharake. Unë nuk them se s`ka të papunë, dhe s`ka të varfër, apo se s`ka mjerim por nuk mund të thuash se ka 1 milionë të papunë se qeveria ka më shumë 30 taksa më shumë. Ky njeri që ka ngelur në stadin e ngjyrave nuk ka arritur në stadin e shifrave” shtoi më tej Berisha.
Reforma Zgjedhore
Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij më mbledhje ka përgëzuar punën e komisionit të reformës zgjedhore, ndërsa është shprehur se ODIHR kërkon siguri maksimale në zgjedhje. Ai ka akuzuar opozitën se ka bllokuar punën e këtij komisioni përsa i përket kërkesës së opozitës që kandidaturat për kreun e KQZ-së t’i zgjedhë Avokati i Popullit dhe e ka quajtur qesharak këtë propozim.
“Zoti Rama thotë se kandidaturat për kryetar KQZ-je t’i propozojë Avokati i Popullit, të cilin e zgjodhi me një konkurs 15 ditor ne selinë e tij. Kjo është qesharake. Kërkojnë me çdo kush të delegjitimojnë shumicën. Atë që kemi hequr bashkërisht ne, ta propozojë presidenti. Absolutisht asnjëra as tjetra nuk do të pranohen. Së pari avokati i Popullit është avokat i të drejtave të qytetarëve, jo që të politizojë KQZ-në. Së dyti ne e kishim tek Presidenti dhe e hoqëm”- theksoi shefi i qeverisë.
Miratimi i 520 projekteve, Berisha : Do punësohen 22 mijë persona
Kryeministri informoi po sot fillimin e punimeve të 520 projekteve në të gjithë vendin duke theksuar se këto projekte janë një hap përpara për projektin “Shqipëria, vend i zhvilluar”, i japin shtysën përfundimtare infrastrukturës së re rrugore në vend dhe i hapet rruga punësimit të mijëra personave.
“Këto projekte shtrihen nga Konispoli dhe jugu i vendit gjer në Valbonë, Dukagijin e zona të tjera, të cilat i japin shtyrjen përfundimtare finalizimit të projektit të ndërtimit të një infrastrukture të re rrugore anë e mbanë vendit. Janë 1230 km rrugë së bashku me kombëtaret bëjnë 1500km, m të cilat do ti’ i japin një transformim tërësor infrastrukturës rurale të vendit”- theksoi kryeministri.
Ai garantoi qytetarët se me këto projekte të cilët përfshijnë 130 ujësjellësa për 293 mijë banorë, 230 shkolla për 250 mijë nxënës,43 qendra shëndetësore për 122 mijë banorë shënohet hapi madhor drejt Shqipërisë vend i zhvilluar, ku do të punësohen në mënyrë direkte 22 mijë persona dhe po kaq në mënyrë indirekte.
Gjithashtu ai tha se për sa i takon projektit të arrorëve e ullinjëve këtë vit fondi është dyfishuar dhe do të përfitojnë mbi 4400 fermerë në mbarë vendin.