E Diel, 1 Nëntor 2026

PAD: Partitë të propozojnë Neritan Cekën si president konsensual

Share

Partia Aleanca Demokratike ka përsëritur sot apelin që Neritan Ceka, ish kryetar i kësaj partie, të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të kësaj partie i kanë bërë thirrje partive politike që të propozojnë Cekën si kandidat për postin e kreut të ri të shtetit, pasi sipas tyre ky propozim do t`i bëjë nder edhe procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në deklaratën e PAD thuhet se Ceka është kandidati më konsensual për president.

Deri më tani dy janë kandidaturat për president, Neritan Ceka dhe Fatos Nano. Megjithatë, të dy janë të vetëshpallur dhe nuk i kanë votat për tu kandiduar për president.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›