E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili per takimin Rama-Meta Fryme e re ne politike

Darka private e kreut të Lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta me kryetarin socialist Edi Rama është shndrruar në një kryefjalë të politikës së ditëve të fundit. Këtë takimi që shkriu akullin katër vjecar të akuzave dhe kundra akuzave në distancë, mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e ka vlerësuar si futjen e një fryme të re në politikën shqiptare për ta njësuar këtë të fundit me kuptimin e vërtetë që ka pluralizmi në botë. Për më tepër që sipas z.Vasili mekanzimi i bashkëpunimit është i institucionalizuar edhe ne kushtetutën shqiptare.

Por ky takim sipas nënkryetarit të LSI- së nuk ka lidhje me bashkëpunimin midis dy forcave të majta por me vendosjen e një modeli të ri komunikimi politik.

Lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit, LSI ka mbështetur deklaratën e ambasadorit Arvizu se presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual i cili ndër të tjera do të zgjedhë edhe prokurorin e ardhshëm edhe shefin informative shtetëror.

LSI ka shprehur qëndrimin e saj pro edhe ndaj sugjerimit të OSBE/ODIR të cilët kanë kundërshtuar përdorimin e numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›