PDK, Ndoka: Mbështesim dialogun PD-PS

Partia Demokristiane akuzoi sot kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha për "faktin se vendi ndodhet në krizë politike për shtatë muajsh".
Kryetari i demokristianëve Nard Ndoka është shprehur se PDk mbështet fillimin e dialogut mes maxhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës politike që po kalon vendi.
Sipas Ndokës, vendi është i bllokuar nga kriza prej shtatë muajsh.
Ai theksoi se shkaktar i kësaj krize është kryeministri Sali Berisha. Ndoka tha se pa largimin e Berishës, kriza politike nuk mund të zgjidhet ndërsa inkurajoi palët të ulen në tryezën e dialogut me ndërmjetësimin e Presidentit të republikës Bamir Topi.
Kreu i shtetit është shprehur dje i gatshëm t'i përgjigjet nismave serioze për dialog nga partitë politike.