PDK: Probleme edhe ne Lipjan

PDK deklaroi se ne disa qendra votimi ne Lipjan jane pare njerez te armatosur te prire nga militante te LDK-se duke kercenuar votuesit me mbyllje te qendres se votimit.
Parregullsi sipas PDK-se jane verejtur edhe ne fshatin Dobraje te Lipjanit ku familjare te kandidatit te LDK-se Ymri Ahmeti bllokuan hyrjen ne qender te fshatit per ta penguar procesin e votimit.
Nga ana tjeter Komisioni Komunal Zgjedhor ne Lipjan njoftoi se ne oren 7 ne kete komune jane hapur 26 qendra votimi dhe se procesi nuk eshte nderprere ne asnje qender.
Numri i zgjedhesve ne Komunen e Lipjanit eshte 48 mije nderkaq ne raundin e pare moren pjese 26 mije. Te dhenat zyrtare tregojne se deri ne oren 15:00 ne komunen e Lipjanit votuan gjithsej 837 persona, nje numer ky me i vogel se heren e kaluar.
Krahas shqiptareve, ne Komunen e Lipjanit ndonese me nje numer simbolik votojne edhe pjestaret e komunitetit rome dhe ashkali.