SHBA/ Protesta kundër luftës pranë Shtëpisë së Bardhë
Qindra protestues u mblodhën të shtunën pranë Shtëpisë së Bardhë në përpjekje për të filluar një lëvizje të re kundër luftës. Demonstratat e ditës së djeshme vijnë pas fjalimit të presidentit Obama në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobel për paqe, ku ai tha se lufta nganjëherë nevojitet për të vendosur paqen. Demonstruesit në Uashington e kundërshtojnë këtë pikëpamje, si dhe kërkesën e presidentit për dërgimin e 30, 000 trupave të tjera amerikane në Afganistan. Ish senatori demokrat nga Alaska dhe kandidat presdidencial në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, Majk Gravel udhëhoqi protestuesit në brohoritjet kundër luftës, ndërkohë që ata bënin thirrje për një lëvizje masive për të ndaluar luftërat amerikane në Irak dhe Afganistan- raporton agjensia e lajmeve Zëri i Amerikës. Ky tubim që ishte i mbushur me parulla për paqen dhe kundër luftës, ku një njeri ishte veshur me rrobat e të të burgosurve nga Guantanamo, filloi në një kohë me diell por të ftohtë dhe shoqërohej me muzikë hip-hop nga grupi Head-Roc. Folësi kryesor në këtë ngjarje ishte kongresmeni i tanishëm demokrat nga Ohajo Denis Kusiniç. ai tha se është e domosdoshme që njerëzit të mblidhen, të protestojnë, të marshojnë për të ushtruar detyrën qytetare, për të sjellë ndryshim të vërtetë. sipas tij Kongresi duhet të marrë përgjegjësinë. Të gjithë folësit bënin thirrje për kthimin e sigurtë të gjithë trupave amerikane, ndalimin sulmeve, torturave, dhe burgjeve sekrete