PDK bëhet gati për zgjedhjet nëpër degë

Këtë takim, nënkryetari i kësaj partie, Hajredin Kuçi, e ka quajtur si takim të rregullt për përgatitjen e zgjedhjeve që pritet të mbahen nëpër degët e PDK-së.
“Ishte takim i rregullt i kryetarit të partisë dhe sekretarit për organizimin e degëve dhe të zgjedhjeve Basri Musmurati me kryetarë të degëve ku kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e degëve të partisë demokratike. Ata kanë marrë një angazhim shtesë për organizimin e zgjedhjeve në seksionin, në degë dhe nëndegë, kanë marrë edhe udhëzimet e domosdoshme që ato të mbahen sipas procedurave dhe sipas statutit në mënyrën më demokratike të mundur”, ka thënë ai.
Kurse i pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin prokurorisë së EULEX-it për pushimin e hetimeve ndaj deputetit të kësaj partie, Azem Syla, Kuçi ka thënë se PDK-ja dhe Ministria e Drejtësisë që ai e drejton i kanë dhënë mbështetje drejtësisë qysh në kohën e fillimit të hetimeve, por edhe tash kur ato kanë përfunduar.
“Ju e dini që Partia Demokratike e Kosovës, tash po flas nga cilësia e partisë, ku edhe unë si zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë i kemi dhënë mbështetje vazhdimisht drejtësisë edhe në momentin kur kanë fillua hetimet edhe tani që janë mbyllur”, ka thënë ai./kosovapress/