Edhe një tërmet i fuqishëm në Kanada

Jo shumë larg brigjeve perëndimore të Kanadasë është regjistruar një tërmet me fuqi prej 6.2 shkallësh të Rihterit.
Ky është tërmeti i dytë që godet Kanadanë në pak ditë. Të shtunën në mbrëmje, ky rajon është lëkundur nga një tërmet prej 7.7 shkallësh të Rihterit.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tash për tash nuk ka informacione për viktima eventuale apo dëme të mëdha materiale.