El Shaarawy mund të jetë yll i Milanit

Alexandre Pato e ka lavdëruar bashkëlojtarin Stephan El Shaarawyn dhe beson se përfaqësuesi italian mund të bëhet lojtar i madh tek Milani.
20 vjeçari po kalon momente të shkëlqyeshme në fillim të sezonit të ri duke realizuar 6 gola në Serie A dhe braziliani shpreson që shoku i tij ta mbajë këtë formë.
“El Shaarawy po rritet ende dhe është bërë lojtar i madh. Ai po shkon në rrugën e duhur dhe shpresoj që të ketë sukses në Milan”, tha Pato për Sportmediaset. Përfaqësuesi brazilian thotë se ai me shokë duhet t’i harrojnë rezultatet e fundit dhe të fokusohen në të ardhmen, pas fitores së mundimshme ndaj Genoas.