E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK dhe AAK koalicion pas zgjedhjeve

Dje testi paraprak ne Komunen e Rahovecit. LDK PDK dhe AAK shantazh votuesve

Fitorja e Partise Demokratike te Kosoves ne zgjedhjet e 12 dhjetorit do te nenkuptonte arritjen e marreveshjes se koalicionit me partine e Ramush Haradinajt AAK-ne.

Burime te besueshme nderkombetare i kane thene portalit Indeksonline se keto dy parti pavaresisht dallimeve qe kane do te shkojne drejt qeverisjes se perbashket dhe tashme jane sugjeruar si te ecin dhe sillen ne gjithe kete proces.

Sipas ketyre burimeve zyrtaret e ketyre dy partive jane sugjeruar te mos e sulmojne njera-tjetren gjate fushates sic kane bere deri tashti. Nderkombetaret e kane marre persiper ta pergatisin publikun per kete lloj koalicioni midis ketyre dy subjekteve. Arsyet drejt koalicionit thuhen te jene negociatat e reja Kosove-Serbi dhe nevoja per koncesione te reja per veriun e vendit qe do te mund te udhehiqeshin prej nje qeverie te qendrueshme.

Muajin e shkuar mediat raportuan per dy takime te fshehta te nenkryetarit te AAK-se Blerim Shala me kryeministrin Hashim Thaci ndersa LDK-ja e Isa Mustafes e ka bere te qarte qe nuk do te qeverise me me PDK-ne.

Zgjedhjet ne Rahovec

Mekanizmat pergjegjes per administrimin e procesit zgjedhor ne komunen e Rahovecit dhe Policia e Kosoves njoftojne per zhvillimin e nje procesi te rregullt zgjedhor pa incidente ne kete komune.

Nga raportimet qe jane derguar nga menaxheret e 34 qendrave te votimit ne 71 vendvotime deri ne kete moment te raportimit nuk eshte raportuar per ndonje parregullsi apo ndonje incident qe do te demtonte imazhin e ketij procesi zgjedhor - beri te ditur kryetarja e KQZ-se Valdete Daka.

Per mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne aspektin e sigurise eshte pergjegjese Policia e Kosoves qe ka te angazhuar gjithsej 200 pjesetare policore ndersa zedhenesi i Policise Baki Kelani njoftoi se deri me tani nuk eshte raportuar per ndonje incident apo parregullsi.

Qytetaret e Komunes se Rahovecit votuan deri ne oren 1900 kur dhe u mbyllen kutite e votimit duke zgjedhur nje nga pese kandidatet qe garojne per kryetar komune Xhelal Canziba PDK Luljeta Kadiri LDD Smajl Latifi AAK Ibrahim Kryeziu LDK dhe Rexhep Oruqi AKR

LDK AAK dhe PDK po bejne presion ne Rahovec

Lidhja Demokratike e Kosoves dega ne Rahovec permes nje komunikate per mediat shpreh shqetesimin e saj lidhur me disa veprime te strukturave te larta te dy partive politike PDK dhe AAK perfshire edhe deputete nga radhet e tyre qe vazhdimisht jane duke bere presion neper qendrat e votimit dhe po tentojne qe permes ketij presioni te manipulojne procesin.

Deputeti Nait Hasani nga PDK i shoqeruar me me shume se 12 persona te cilet levizin ne grupe me 5 makina eshte duke shkaktuar shqetesim ne qendrat e votimit. Po ashtu ne disa qendra te votimit jane verejtur edhe perfaqesues te AAK-se perfshire edhe zyrtarin e larte te kesaj partie Daut Haradinajn i cili shoqerohet nga disa persona qe levizin me 4 makina ne grup - thuhet ne reagimin e LDK-se.

LDK nje veprim te tille te strukturave te ketyre partive politike e cileson si degradues per procesin dhe si i tille eshte duke shqetesuar pa mase votuesit dhe komisionaret.

Lidhja Demokratike e Kosoves u bene thirrje te gjitha strukturave te sigurise si vendore ashtu edhe nderkombetare qe te jene vigjilente dhe ne krye te detyres.

Nderkaq ftojme partite respektive qe te marrin masat per largimin nga Rahoveci te ketyre personave ne menyre qe te behet e mundur qe ne Rahovec te respektohet vullneti i qytetareve dhe te kemi zgjedhje te lira dhe demokratike - thuhet ne fund te reagimit te LDK-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›