E Diel, 1 Nëntor 2026

Oktapodi Pol del edhe ne variantin Made in China

Pas Armanit Valentinos NIKE e shume kompani dhe krijues e artiste me fame boterore viktima e radhes se imitimit te famshem kinez eshte Oktapodi Pol. Por ne nje version krejt origjinal. Ju mund te mendoni se kinezet kane marre nje oktapod cfaredo i kane bere nje kurs per parashikues i kane vene emrin Pol dhe kaq. Jo...

Ata kane bere gjenialitetin e radhes. Kane imituar Made in China vetem aftesite e Polit ne menyre qe te terheqin vemendje. Nje panda e quajtur Bo Si eshte veshur ne menyre shume qesharake me atributet e te pavdekshmit Pol i cili do te mbahet mend per parashikimet e tij shume te sakta gjate Boterorit Afrika 2010. Panda e cila bashkejeton ne nje park ne Kine se bashku me 15 motrat e vellezerit e saj beri nje parashikim shume te sakte por qe do mund ta bente cdo kafshe tjeter madje edhe e verber. Ajo parashikoi fitoren e nje atleti kinez ne lojerat olimpike te arteve parciale te cilat po zhvillohen ne Kine. Si e beri parashikimin I vendosen perpara nje bambu dhe nje molle. Bambuja simbolizonte kinezin dhe molla te huajin. Dhe kinezi vertet fitoi. Por cfare duhet te kemi parasysh pandat hane ne 88 te rasteve vetem bambu dhe nga pjesetaret e lojerave olimpike te arteve marciale 75 jane kineze. Keshtu qe parashikimi eshte ... le te themi ...i parashikueshem. Por ne qofte se panda mund te parashikonte se kur do te martohet princi William me te dashuren e tij atehere mund ta justifikonte disi zhurmen e jashtezakonshme qe 1.5 miliard kinezet e zhurmshem po bejne per te.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›