Haradinaj takohet edhe me Kurtin

(E plotësuar) Pas takimit një orësh lideri i lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti ka kërkuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj që të bashkërendohen në opozitë për të larguar sa më parë këtë qeverisje të skandaleve sepse kjo qeveri çdo ditë e më shumë po i bën keq Kosovës.
"Shpëtimi i vetëm i Kosovës, është largimi i kësaj qeverie. Bashkimi me këtë qeveri është në dëm të Kosovës” ka thënë Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk jemi takuar për t’u bashkuar por për të diskutuar.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka asgjë të përbashkët me programin e VV-së, por ka thënë se respekton të gjithë ata që e kanë marrë votën e popullit.
“Nuk mund të bëjmë koalicion me Vetëvendosjen, se nuk kemi asgjë të përbashkët” ka thënë Haradinaj.
Liderët e partive opozitare, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, diskutuan për të gjitha temat aktuale që kanë të bëjnë me Kosovën./Indeksonline/
----
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve me kryetar të partive politike në Kosovë dhe Shqipëri, tani po qëndron edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.
Albin Kurti, është nikoqir i këtij takimi i cili ka filluar të mbahej pas orës 17:00. Pas takimit të dy liderët do të prononcohen për media/Indeksonline/