E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa në Samitin e liderëve të Partive Popullore

Me ftesë të kryetarit të Partive Popullore Evropiane( EPP), Martens, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar në Bruksel.

Mustafa pritet të marrë pjesë në Samitin e liderëve të partive popullore Evropiane që do të mbahet nesër, thuhet në një njoftim të LDK-së.
Është ky përfaqësimi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në forumin më të lartë të Partive Popullore Evropiane që nga anëtarësimi i saj në familjen e EPP./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›