E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK e hapur edhe për LDK

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ne një interviste për mediat ne Prishtine, është shprehur se qeveria e re do te formohet dy jave pas certifikimit te rezultateve zgjedhore. Gjithashtu, zv. kryeministri ne qeverinë e Thaçit ne largim, ka theksuar se PDK-ja nuk e përjashton nje koalicion te mundshëm me Lidhjen Demokratike te Kosovës. Megjithatë, ne intervistën e tij për gazetën "Express", Kuçi thekson se kontakte formale me partitë politike nuk ka patur ende, pasi palët janë ne pritje te shpalljes përfundimtare te rezultateve. "PDK nuk përjashton asnjë force politike nga negociatat për qeverinë e re, madje as LDK-në. Dua t'ju siguroj se qeveria e re do te formohet ne një periudhe jo me te largët se dy jave nga shpallja e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Për momentin, negociatat e zhvilluara kane qene thjesht informale", thekson nënkryetari i partisë se Thaçit. Sipas tij, ne një periudhe te tille Kosova ka nevoje për një qeveri solide, te formuar me një konsensus te gjere politik, për tu përballur me pas me Serbinë ne bisedimet e pritshme mes palëve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›