E Shtunë, 31 Tetor 2026

"BLLOFI" i raportit të KiE-së

Fushata e ndërmarrë nga disa institucione ndërkombëtare, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, me publikime si raportin i zvicerianit Dik Marti, apo i një përfaqësuesi tjetër të Këshillit të Evropës, si ligjvënësi nga Monako Zhan Carls Gardeto, në disa raste ka rezultuar edhe në bllof. Mediat në Kosovë kanë demaskuar përmes dëshmive reale raportin e fundit të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e dëshmitareve. Fakt i pakontestueshëm është rasti i dy prej dëshmitarëve, të cilët përmenden si të vrarë në rastin Haradinaj, qe rezultojnë të gjalle dhe jetojnë në Pejë. Prestaret e familjes Muriqi, Sadiku dhe Veseli kane rrëfyer për televizionin KTV sesi e kane përjetuar ata leximin e raportit që i nxirrte te vdekur, ndërsa e cilësojnë dokumentin e Gardetos, ashtu si edhe atë të Martit si te pavërtetë dhe me shpifje të ulëta. Ndërkohë, Eulex-i po vijon hetimet e tij mbi raste të mundshme të krimeve të luftës në Kosovë. Prokurorët evropianë kanë ngritur madje akuza për dy ish komandante të UÇK-së, Sabit Geci dhe Riza Alija. Agjencia franceze e lajmeve "AFP", që raporton se ka parë aktakuzën në versionin shqip, shkruan se dy ish-komandantët Geci e Alia akuzohen për "krime lufte kundër popullatës civile të kryera në dy kampe të UÇK-së në Shqipëri". Megjithatë nuk saktësohet ende nëse do të nisë apo jo gjykimi ndaj këtyre shtetasve të arrestuar vëren e vitit të kaluar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›