E Shtunë, 31 Tetor 2026

RTV e Spanjës ndalon luftën e demave

Radio-Televizioni i Spanjës ka bërë të ditur se nuk do të shfaqë më luftën e demave, e cila është një traditë shekullore e këtij vendi. Ky hap ka për synim të “pengojë” fëmijët nga të shikuarit e dhunës.

Ndalesa vjen në kohën kur lufta e demave ka nxitur debate të ashpra mes grupeve për mbrojtjen e kafshëve dhe tifozëve të sportit.

Ishujt Kanarie nxorën jashtë ligjit këtë praktikë në vitin 1991, ndërsa korrikun e kaluar, luftën e demave e ndaloi edhe rajoni i Katalonias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›