Bie niveli i papunesise ne Shtetet e Bashkuara

Niveli i papunesise ne Shtetet e Bashkuara ka rene ne perqindjen me te ulet ne 18 mujat e fundit megjithese jane krijuar me pak vende pune nga sa pritej. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga Shtepia e Bardhe se nderkohe Presidenti Barak Obama ka zgjedhur disa keshilltare te rinj per ekonomine.
Shkalla e papunesise ra papritur ne muajin dhjetor ne 9.4 perqind nga 9.8 perqind qe ishte nje muaj me pare. Por Departamenti amerikan i Punes thote se ne muajin dhjetor u shtuan vetem 103 mije vende pune shume me pak nga parashikimet.
Megjithese raporti ve ne dukje se nje numer me i madh amerikanesh kane hequr dore nga kerkimi i punes Presidenti Obama tha dje se shifrat jane inkurajuese.
Prirja eshte e qarte. Ne pame se gjate 12 muajve vendet e punes ne sektorin privat u shtuan. Kjo eshte hera e pare qe nga viti 2006.
Gjate vizites se tij ne nje fabrike dritaresh prane Uashingtonit presidenti tha se ekonomise iu shtuan 13 milione vende pune vitin e kaluar rritja me e mire brenda nje viti qe nga 2007 dhe ai u shpreh se pret lajme te tjera te mira.
do tremujor ishte me i mire se i mepareshmi gje qe do te thote se ritmi i marrjes ne pune ka filluar te shtohet. Po ashtu ne kemi parashikime me optimiste per ekonomine gjate vitit te ardheshem.
Por zoti Obama tha se shifrat tregojne se duhet qe ekipi i tij i ekonomise te punoje me shume per permiresimin e ekonomise. Presidenti emeroi disa anetare te rinj ne ate ekip dje te kryesuar nga Xhin Sperling i cili do te jete drejtori i Keshillit Kombetar te Ekonomise. Sperling mbante te njejtin post ne administraten e presidentit Bill Klinton ne vitet 90-te dhe zoti Obama shpreson qe te perseritet suksesi ekonomik i asaj periudhe.
Ne arritem te hartonim politika per ti kthyer deficitet ne suficite. Ajo ishte nje kohe begatie dhe perparimi te qendrueshem per familjet amerikane.
Sperling zevendeson Lleri Samersin i cili dha doreheqjen ne fund te vitit te kaluar per tu kthyer ne Universitetin Harvard. Presidenti tha se Sperling punoi me te per te realizuar kompromisin per shkurtimin e taksave me republikanet i cili i hapi rrugen miratimit te ligjeve te tjera te rendesishme para sesionit te fundit te Kongresit per vitin 2010.
Gjate vitizes ne kompanine e dritareve zoti Obama inkurajoi bizneset amerikane te shfrytezojne shkurtimet e taksave per te hapur vende pune dhe per te shtuar shpenzimet.
Shefi i Bankes Qendrore amerikane Ben Bernanke u shpreh me rezerva per ecurine ekonomike te Shteteve te Bashkuara gjate deshmise se tij dje ne Kongres. Ai u tha ligjvenesve se ka te dhena te shumta se po rigjallerohen shpenzimet e konsumatoreve dhe bizneseve.