Së shpejti takimi Jahjaga – Nikoliq

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Malit të Zi ka thënë se së shpejti do të takohen kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga, njofton B92.
Në pyetjen se kur do të bëhet takimi, ai është përgjigjur se kur them “së shpejti, kjo dhe do të ndodhë kështu”, duke mos dashur të tregojë as ku do të mbahet takimi.
Duke folur për Kosovën ai ka thënë zgjidhja e çështjes së Kosovës është “ecje nëpër tel” dhe se ne po përpiqemi “që për popullin tonë të fitojmë sa më shumë që të mundemi e të humbasim sa më pak që jemi të detyruar”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/