E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK ftese per debat Te hetohen krimet e pasluftes

Grupi  Parlamentarë i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kërkesë për një debat parlamentar për të diskutuar krimet  e rënda që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës në Kosovë. Kërkesa e PDK-së, e cila nuk ka gjetur mbështetje në kryesinë e Kuvendit të Kosovës vjen vetëm një javë pas kërkesës së AAK-së për shpjegime në lidhje me veprimtarinë e SHIK-ut që sipas kësaj partie ka shërbyer vetëm për interesat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës tha se kërkesa  e deputetëve të PDK duhet të sqarohet edhe me tej.

“Kërkesa është mjaft e përgjithësuar dhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të marrim qëndrimin vendimtar të shkoj në seancë apo mos të shkoj pa u qartësuar kërkesa” tha Krasniqi.

Adem Grabovci,  kryetar i grupit Parlamentarë të PDK-së tha se Partia Demokrati e Kosovës kërkon hetime për të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Ngritja nga një grup i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës e një çështjeje tepër të ndjeshme, të rëndë. Ne jemi dëshmitarë që në Kosovën e pasluftës kanë ndodhur krime të natyrave të ndryshme .Është folur shumë dhe ne si  grup parlamentar vlerësojmë se është e nevojshme që këto krime të mos mbetën të paqarta” tha Grabovci.

Partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë kërkesë të PDK duke e quajtur këtë veprim si marketing politik.

“Këtë e konsideroj një lloj marketingu politik dhe asgjë më tepër. Marketing i thjesht politik. Kuvendi nuk është organ që i heton krimet, por janë institucionet përkatëse. Krimi nuk njeh ngjyrë politike, por është shumë e qartë se nëse dikush paslufte ka pësuar më së shumti nga këto krime të rënda thjesht politikeka qenë  Lidhja Demokratike e Kosovës” tha Ismet Beqiri, kryetar i Grupit parlamentarë të LDK-së.

“Ne si Aleancë mendojmë se edhe formulimi edhe qasja është e gabuar e Kuvendi iKosovës nuk mund të  distancohet nga diçka që nuk e ka bërë vetë e as që e ka bërë në emër të dikujt tjetër. Kuvendi i Kosovës nuk mund të distancohet nga krimet ose të paktën deputetët e Aleancës nuk kanë nevojë të distancohen nga krimet që nuk i kanë kryer” tha Ardian Gjini, kryetar i Grupit Parlamentarë të AAK-së.

Adem Grabovci,  kryetar i grupit Parlamentarë të PDK-së, tha se pret nga Kuvendi i Kosovës krijimin e një Komisioni Hetimor që do të hetonte veprimtarit kriminale gjatë njëmbëdhjetë viteve të kaluara.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›