Samiti i emigranteve France-Itali Te reformohet Shengeni

Franca dhe Italia kërkojnë reformimin e Shengenit. Nga Roma, kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy bënë thirrje për shtrëngimin e politikës së kufijve të hapur të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Berlusconi u shpreh se ai dhe Sarkozy besojnë se marrëveshja e Shengenit duhet të bëjë “përjashtime” në “rrethana të jashtëzakonshme”. Presidenti francez bëri të ditur se Franca dhe Italia u kanë dërguar letër të përbashkët liderëve të BE-së, ku u bëjnë thirrje për reforma të marrëveshjes.
Samiti i sotëm kishte për qëllim zgjidhjen e mosmarrveshjejeve të lindura pasi Italia pajisi me leje të përkohshme qëndrimi mijëra imigrantëve nga Afrika veriore, duke i lejuar të udhëtojnë në zonën Shengen. Parisi akuzoi Romën se përpiqet të shmangë përgjegjësitë duke lejuar imigrantët të kalojnë kufirin drejt Francës.
Italia është ankuar se duhet të përballet e vetme me valën e imigrantëve. Numri i emigrantëve të mbërritur nga Tunizia në Italinë jugore ka arritur në të paktën 25 mijë.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )