Italia sulmon avionet pjese e operacioneve ne Libi

Në sulmet ajrore të NATO-s në Libi tani merr pjesë edhe Italia. Lajmi është bërë i ditur pas bisedës telefonike të zhvilluar ndërmjet kryeministrit Silvio Berluskoni e presidentit të SHBA-së, Barack Obama. Nga Roma bëhet e ditur se Italia dëshiron të kontribuojë në mbrojtjen më të mirë të popullsisë civile me një angazhim të fortë.
Ministri i mbrojtjes Ignazio La Russa, e argumentoi vendimin para së gjithash me situatën e rëndë të krijuar në qytetin simbol të luftimeve, Misrata. Deri tani Italia, si fuqi ish-koloniale e Libisë nuk ishte angazhuar në sulmet ajrore direkte, por merrte pjesë ndër të tjera në sigurimin e avionëve dhe anijeve në ndërhyrje.
Synimi i sulmeve ajrore të NATO-s së fundi ishte përforcuar në kryeqytetin Tripoli, ku u sulmuan edhe komplekset qeveritare të pushtetmbajtësit, Moammar al-Gaddafi. Por nga ky sulm nuk pati asnjë të plagosur, bëri të ditur zedhënësi i qeverisë, Ibrahim Mussa i cili garantoi se kolonel Gaddafi gëzon shëndet të plotë e nuk është prekur nga bombardimet e NATO-s.
Zyrtari libian e cilësoi sulmin si përpjekje të dështuar për të vrarë Gaddafin, që pak orë pas sulmit u takua me liderë të tribuve. Ndërkohë me një bilanc ora orës më tragjik, vazhdojnë luftimet në Misrata ndonëse forcat besnike të Moammar Gaddafit janë tërhequr nga qendra e qytetit. Trupat e tij kanë sulmuar me artileri dhe qytetet në malet perëndimore të Libisë.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )