E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, autobusi përplas këmbësoren

Një këmbësore është përplasur rëndë ditën e dielë, nga autobusi i linjës urbane në qytetin bregdetar të Durrësit. Aksidenti ka ndodhur kur autobusi i linjës së Porto Romanos ka përplasur rëndë një 28- vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa bluzat e bardha deklarojnë se gjëndja shëndetësore e saj është e rëndë.

Ndërkaq, autobusi ka qëndruar në vendin e aksidentit derisa policia ka kryer të gjitha ekspertizat e nevojshme, gjë që ka sjellë bllokimin e rrugës. Ekspertet e policisë rrugore po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›