Ban kërkon kujdes për Strategjinë e Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë me kujdes strategjinë e re për veriun e Kosovës, të banuar me popullatë shumicë serbe.
Ai ka shprehur shqetësimin për mundësinë e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, nëse autoritetet në Prishtinë nuk e zbatojnë strategjinë e tyre në mënyrë transparente dhe në dialog me komunitetet lokale dhe me palët tjera relevante.
“Stabiliteti afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës dhe i regjionit varen nga suksesi i procesit të pajtimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në një raport të sekretarit Ban, i cili do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sikur raporton agjencia spanjolle EFE nga selia e OKB-së, Ban ka kërkuar nga të gjitha palët të ndërmarrin “masa praktike” për afrimin e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
Në raport theksohet se misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) nuk është konsultuar në hartimin dhe zbatimin e politikës së re për veriun e Kosovës, që pala serbe e sheh si provokim.
“Gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e qetë, por e brishtë”, citojnë agjencitë e lajmeve, pjesë nga raporti.
Ban thekson se UNMIK-u vazhdon të kryejë rolin e ndërmjetësuesit midis palëve për të gjetur zgjidhje për problemet praktike, por pa zgjidhur çështjen e statusit.
Sipas kreut të OKB-së, bisedimet për përgatitjet praktike për arritjen e funksionimit të plotë të gjyqësorit dhe doganës në veri të Kosovës nuk kanë përparuar. Megjithatë, konsultimet midis Prishtinës dhe Beogradit thuhet se po vazhdojnë.