PDK përcaktohet për postet e dyfishta

Partia Demokratike e Kosovës mund të marrë një vendim për postet e dyfishta, disa ditë pasi që Kryeministri Hashim Thaçi vendosi të japë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Parlamentit.
Për PDK’në, kjo çështje është interes i rëndësishëm .
Një zyrtar i lartë i PDK’së, në kusht anonimiteti, tha për Express se organet drejtuese pritet që ditëve të ardhshme të marrin vendim që t’i këshillojnë anëtarët e kësaj partie të heqin dorë nga posti i deputetit.
Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, nuk është i informuar rreth vendimeve që mund të merren ditëve të ardhshme në partinë e tij, por thotë se kjo çështje do të shtrohet për diskutim.
“Ata janë të votuar nga qytetarët dhe vendosin lirshëm”, ka thënë Kuçi, të shtunën, për Express
“Por, ata do ta marrin parasysh edhe interesin e partisë”, ka shtuar Nënkryetari i PDK’së.
Ngjashëm shprehet edhe Vlora Çitaku, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe njëherësh deputete.
“Është e drejtë e secilit anëtar të qeverisë që të vendosë nëse dëshiron apo jo që të heqë dorë nga posti i deputetit”, ka deklaruar Çitaku për Express.
Ajo thotë se po shqyrton mundësinë që ta ndjekë shembullin e Kryeministrit.
“Personalisht do të reflektoj pozitivisht, pas debatit që pritet të zhvillohet brenda PDK’së për këtë çështje”, ka thënë Çitaku.
Ditë më parë, Jakup Krasniqi, Kryetari i Parlamentit dhe njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PDK’së, u bëri thirrje ministrave-deputetë që të heqin dorë nga postet e dyfishta.
Sikurse Krasniqi mendon edhe Rrustem Mustafa, Nënkryetar i PDK’së.
“Mendoj se ministrat nuk është dashtë as të fillojnë punën me dy poste”, ka deklaruar ai për Express, të shtunën.
“Do të ishte mirë që kjo çështje të zgjidhet më shpejt dhe t’u lëshohen pozitat kandidatëve që janë në radhë, të cilët mendoj se përafërsisht janë si ata dhe punojnë me përgjegjësi”, ka shtuar Mustafa.
Ligjërisht, anëtarët e qeverisë nuk janë të obliguar të heqin dorë nga pozitat që mbajnë në Parlament. Por, raportet e organizatave që monitorojnë punën e legjislativit kanë konstatuar se ministrat-deputetë, për shkak të obligimeve, kanë qenë jashtëzakonisht pasivë në punën e tyre në Parlament.
Megjithëkëtë, deputetët vazhdojnë të lëshojnë rrugë.
Ramë Manaj, Zëvendëskryeministër dhe njëherësh deputet i LDK’së, thotë se nuk heq dorë nga posti që mban në Parlament.
“Unë nuk do ta lë postin e deputetit”, ka thënë ai për Express.
“Kushtetuta e Kosovës e ka sqaruar këtë çështje shumë mirë dhe lejon që deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare një përfaqësues i qeverisë të ketë të drejtë të jetë edhe deputet”, ka shtua ai.