E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet numri i të krishterëve në botë

Vatikani ka njoftuar se përqindja e të krishterëve në botë ka shënuar një ngritje të lehtë.
Selia e Shenjtë ka theksuar se nga viti 2007 deri në vitin 2009, numri i të krishterëve në mesin e popullatës së përgjithshme në botë është ngritur nga 17.33 për qind në 17.4 për qind.

Këto statistika janë përfshirë në raportin vjetor të Vatikanit, i cili gjatë fundjavës i është dorëzuar Papa Benedictit XVI.

Në raport u theksua se prej vitit 2000 deri në vitin 2008 rritje ka shënuar edhe numri i priftërinjve, por gjithashtu u nënvizua se numri i murgeshave ka shënuar një rënie prej 7.8 për qind.

Numri i murgeshave ka shënuar një ngritje të madhe në Azi dhe Afrikë gjatë kësaj periudhe tetë vjeçare, por kjo ngritje nuk mjaftoi sa për të kompensuar rënien e madhe të numrit të murgeshave në Europë dhe Amerikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›