Partner i palëkundur

Palëkundshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin parter i Kosovës.
Ky qëndrim i Washingtonit është ripërsëritur gjatë një ceremonie në Ambasadën e Kosovës në SHBA për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Stuart Jones, zëvendësndihmëssekretar amerikan i Shtetit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner i palëkundur i popullit dhe i Qeverisë së Kosovës”, deklaroi Stuart Jones.
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones, përgëzoi Kosovën për të arriturat e saj, ndërkaq në përshëndetjen e tij solli edhe njëherë urimet e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Ndryshe, në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washington kanë marrë pjesë 150 të ftuar. Ceremonia është hapur me himnin e Republikës, ndërkaq të pranishmëve fillimisht iu është drejtuar Avni Spahiu, Ambasador i Kosovës në SHBA.
Spahiu, duke përshëndetur pjesëmarrësit, foli për të arriturat gjatë dy vjetëve të shtetit të pavarur të Kosovës.
“Populli i Kosovës po lëviz drejt fuqizimit të strukturave politike dhe ekonomike dhe në të njëjtën kohë fuqimisht po siguron mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve”, deklaroi Ambasadori Spahiu.
Ndër mysafirët e shumtë ishin edhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit, analistë dhe dashamirës të Kosovës si dhe një numër pjesëtarësh të komunitetit shqiptar që jetojnë në shtete të ndryshme të Amerikës. Në këtë manifestim, të dytin që e organizon Ambasada e Kosovës, mysafirët ngritën gotat e urimet me verë të prodhuar në Kosovë.