UNHCR kritikon veprimet e Sirisë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 3. 500 persona raportohet të jenë vrarë që kur ka nisur shtypja e dhunshme e protestave në Siri nga mesi i marsit të këtij viti.
Zëdhënësja e Komisionares së Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Ravina Shamdasani, tha se shifra në fjalë bazohet në “resurset e besueshme në terren”.
Ajo tha që më shume se 60 persona janë vrarë nga forcat e presidentit, Bashar Al Asad, që kur ky i fundit u zotua për zbatimin e një propozimi për ndërprerjen e dhunës, të cilin e kishte bërë Liga Arabe më 2 nëntor .
Në mesin e të vdekurve thuhet se janë 19 persona të vrarë të dielën gjatë festës myslimane, Eid Al Adha.