E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH: BDI-ja luftoi thjesht për të ardhur në pushtet

“Ditët e fundit jemi dëshmitarë se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, BDI, në mënyrën më të turpshme tentojnë të ‘mbyllin’ edhe një çështje me rëndësi - ashtu si përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, përfaqësimi i shqiptarëve, Enciklopedia - atë të statusit të ish-pjesëmarrësve të konfliktit të 2001, konflikt nëpërmjet të cilit BDI dhe Ali Ahmeti e ‘çliruan’ popullin shqiptar”, deklaroi anëtari i kryesisë së PDSH-së, Imer Aliu.

“Përderisa para shqiptarëve i quajnë dëshmorë të rëne, para institucioneve i paraqesin si viktima të aksidenteve të komunikacionit, ku edhe statusi i atyre që pësuan në vitin 2001, barazohet me statusin e një viktime të një aksidenti. Klasa politike e BDI-së më në fund vërtetoi se viti 2001 nuk kishte të bëjë me ndonjë luftë çlirimtare po thjesht për të ardhur në pushtet”, theksoi Aliu në deklaratën e tij të shtypit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›