Kushner: Greqia ka ndryshuar qëndrim ndaj Maqedonisë
Por në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se çështja e pazgjidhur e emrit rrezikon ende të pengojë çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Në përfundim të Këshillit të Jashtëm të Ministrave të BE-së, në agjendën e të cilit nuk ishte përfshirë diskutimi për Maqedoninë, Kushner rrëfeu se ishte vetë zëvendës ministri grek, Dimitris Droutsas, që dha mesazhe inkurajuese gjatë darkës së mbrëmshme të punës, në një diskutim jo-formal.
“Për Maqedoninë kishte një fjalim shumë inkurajues të përfaqësuesit të vendit. Ju e dini se zoti Jorgos Papandreu, që është njëkohësisht Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, nuk ishte në këtë takim, por përfaqësuesi i tij tha se Greqia e konsideron problemin e IRMJ-së me sy të çelur dhe me shumë vullnet të mirë, çfarë përbën një pikë të mirë”, deklaroi Bernard Kushner, ministër i Jashtëm i Francës.
Kushner në pyetjen e ALSAT-M se a mund të ketë bllokim për në BE ashtu siç ndodhi me NATO-n, tha se nuk ka një përgjigje për një gjë të tillë. Ndërsa për sa i përket votimit të Këshillit në dhjetor për çeljen e negociatave për anëtarësim, u përgjigj se nëse vetëm një vend refuzon, nuk do të jetë e mundur që negociatat të nisin. /alsat-M/