E Diel, 1 Nëntor 2026

PDSH Dosjet per kreun e BDI-se jane te verteta

Partia Demokratike Shqiptare serish ka bere te ditur se dosjet qe kane te bejne me kreret e Bashkimit Demokratik per Integrim per bashkepunimin me ish-sherbimet sekrete jugosllave jane te verteta.
Zedhenesi i PDSH-se Luan Tresi ka dhene detaje te tjera pas arrestimit te Hisen Musliut ish-funksionar i sigurimit shteteror i cili u akuzua nga MPB-ja per pjesemarrje ne falsifikimin e dosjeve per kreret e BDI-se.
Hisen Musliu ne deklaraten e tij para gjykatesit hetues ka thene se ka pasur shpresa per ndonje funksion ne rast te kthimit te PDSH-se ne pushtet dhe jo sic thuhet nga MPB-ja se atij i eshte premtuar funksion i larte ne rast te kthimit te PDSH-se ne pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›