E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX shpall masen ndaj 4 zyrtareve

Nje panel prej dy gjyqtareve te EULEX-it dhe nje gjykatesi kosovar ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine shpallen fajtore te pandehurit Muje Ukaj dhe Nexhat Shatri per vepra kriminale te aktiviteteve te papergjegjshme ekonomike. Kjo behet e ditur nga EULEX-i permes nje komunikate per media.

Sipas ketij misioni Blerim Svirca eshte shpallur fajtor per vepren penale te abuzimit te detyres zyrtare ndersa Qefser Baholli eshte liruar nga akuzat.Te kater keta persona kane qene zyrtare te larte ne Presidencen e Kosoves.

Blerim Svirca eshte denuar me 3 vjet e kater muaj burg. Shuma prej 60 mije eurosh eshte konfiskuar dhe do te derdhet ne Thesarin e Kosoves. Muje Ukaj dhe Nexhat Shatri jane denuar me nga dy vjet e dy muaj burg.

Denimi ndaj ketyre dy te pandehurve eshte pezulluar dhe ai nuk do te ekzekutohet nese ata nuk kryejne ndonje veper tjeter kriminale ne periudhen prej 4 vitesh thuhet ne njoftim.

Prokuroria eshte perfaqesuar nga nje prokuror lokal i Zyres Speciale te Prokororise se Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›