Sot ne SHBA dita e shitjeve te medha

Miliona amerikane u gdhine sot neper dyqane per te qene nder te paret qe perfitonin nga cmimet e ulura ne diten qe shenon fillimin e sezonit te blerjeve per festa ne Shtetet e Bashkuara dhe qe ka marre emrin e Premtja e Zeze. Sipas parashikimeve 140 milione vete do te dynden neper dyqane gjate gjithe fundjaves. Sot eshte dita kur dyqanet e shitjeve me pakice realizojne shitjet me te medha te vitit me te ardhura qe i kthejne rezultatet negative deri ne keto kohe te vitit ne pozitive. E te gjitha shitjet kane si pikesynim plotesimin e listave te deshirave per dhuratat e Krishlindjeve.
Njerezit vershuan te bejne pazar gjate nates ... edhe pse dyqanet kane disa jave qe japin zbritje cmimi... dhe per ta ja vlente.
Gjeta nje televizor samsung per 500 dollare. Bleva edhe nje kompjuter per 159 dollare dhe kam kursyer te pakten 3 mije dollare.
Kete vit dyqanet presin 4 milione me shume kliente ne fundjaven e te premtes se zeze ne krahasim me vitin e kaluar. Keto shitje te sezonit pritet te jene 2 presje 3 perqind me te larta sesa viti i kaluar niveli me i larte qe nga viti 2006.
Ne Diten e Falenderimeve me vetem pak dyqane hapur per festen per here te pare numri i klienteve ishte i paket gje qe e bente pazarin edhe me te lehte per ata qe dolen.
shte mire ne fakt. shte qetesi dhe mund te marresh cte duash.
Klientet ishin ne pergjithesi njerez qe iu desh te punonin diten e festes.
Dyqanet duan ti zgjerojne shitjet dhe jo te kene dyndje ne nje dite te vetme.
Dhe nuk pati ankesa nga ata qe jane te etur per te bere Pazar. Sipas nje organizate qe ndjek shitjet pritet qe kjo dite te jete dita e shitjeve me te medha te vitit per te gjashtin vit me rradhe.