PDSH: Qeveria po diskriminon rininë shqiptare
Shkup - Kryetari i komisionit për rini dhe sport pranë Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH), Akik Ferati deklaroi sot se rinia shqiptare dhe sporti është totalisht e diskriminuar nga pushteti aktual. “Qeveria aktuale VMRO-BDI çdo ditë është duke i varrosur edhe më shumë shpresat e të rinjve, duke filluar nga mashtrimet e mëdha për liberalizimin e vizave e deri në jetën sportive të të rinjve. Poashtu kjo qeveri të rinjtë i ndan në baza etnike siç që është rasti i fundit me nxënësit e shkollës së mesme në Strugë”, ka theksuar Ferati në një konferencë me gazetarët në selinë e kësaj partie.
Sipas tij, qeveria aktuale po diskriminon shqiptarët duke bllokuar ndërtimin e dy fushave të futbollit, një pishine me përmasa olimpike dhe sallës sportive për Universitetin Shtetëror të Tetovës, që ishin projekte të qeverisjes së kaluar të PDSH-së. “I gjithë ky dëm ka një emër – BDI dhe në vazhdimësi Hazbi Lika. Komuna e Tetovës jo që nuk jep leje ndërtimi për këta objekte vitale të rinisë shqiptare në Tetovë, por të njëjtat injorohen dhe fatkeqësisht në vendin e paraparë për ndërtimin e pishinës, udhëheqësia komunale në krye me Hazbi Likën, ndryshon planin urbanistik dhe jep leje për ndërtimin e një kishe”, ka theksuar kryetari i komisionit për rini dhe sport, Akik Ferati.
Sipas tij, të gjitha dokumentacionet për këta objekte sportive kanë qenë të siguruara nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport gjatë qeverisjes 18 mujore të PDSH-së. “Ne zyrtarisht disa herë i jemi drejtuar Komunës së Tetovës për të dhënë leje për ndërtimin e këtyre objekteve sportive. Fatkeqësisht zyrtarët e Komunës së Tetovës asnjëherë nuk kanë dhënë as përgjigje pozitive e as negative, pra nuk donin të bashkëpunonin me Agjencinë për Rini dhe Sport. Hazbi Likës dhe BDI-së nuk i interesojnë ndërtimi i objekteve sportive në të mirë të shqiptarëve, nuk ju intereson ndërtimi i xhamisë në qendër të Tetovës, nuk ju intereson ndërtimi i Bibliotekës së Qytetit në Tetovë, të gjithë këta të mira publike që janë në favor të rinisë dhe qytetarëve shqiptarë të Tetovës dhe rajonit, por atyre ju intereson ndërtimi i kishës në vendin e planifikuar për ndërtimin e pishinës”, ka theksuar Ferati.
Ai tha se PDSH-ja edhe një herë publikisht kërkon përgjigje nga Hazbi Lika se përse bllokon projektet shqiptare dhe lejon ndërtimin e kishës? “Ndoshta edhe ky rast është marrëveshje me partnerët e koalicionit për të dëmtuar shqiptarët e në veçanti Tetovarët, ndoshta edhe ky rast është që Hazbi Lika dhe njerëzit e tij të përfitojnë nga ndërtimet e egra dhe manipulimet”, ka theksuar Ferati. INA