E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia jashtë diskutimeve për anëtarësim në NATO

Shkup - E teksa Shqipëria tashmë duket se e ka siguruar anëtarësimin e saj në NATO, situata është krejt ndryshe për Maqedoninë. Çështja e kësaj të fundit nuk është disktuar aspak në takimin dyditor të NATO-s të zhvilluar në Krakov të Polonisë. Në axhendën e tij ka qenë vetëm procesi i mbylljes së Protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe kërcënimi që Sllovenia po i bën Kievit për këtë anëtarësim.

Ministrat e vendeve anëtare të Aleancës nuk kanë diskutuar aspak për Maqedoninë dhe integrimin në strukturat e saj në takimin dyditor të NATO-s të zhvilluar në Krakov të Polonisë.

Në fillim të muajit prill të këtij viti, do të zhvillohet në Strasburg, Samiti i radhës i NATO-s. Ky Samit pritet të ketë një rëndësi të veçantë për faktin se kjo organizatë do të festoj edhe 60-vjetorin e krijimit të saj, por ndërkohë Shqipëria do të jetë një anëtare e plotë e kësaj organizate prestigjioze ndërkombëtare në sferën e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›