PDSH: Shkarkimet në USHT, antikushtetues
"Sipas dispozitës së nenit 48 të Ligjit për institucione, rektorin e emëron dhe e shkarkon organi drejtues i institucionit (i Universitetit), pra Senati. Por, Rektori i USHT-së, profesor doktor Agim Vela është shkarkuar dhe çregjistruar nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë pa vendim Senati, pa procedurë të vendosur në Institucionet e Universitetit Shtetëror të Tetovës, pastaj, pa vendim të sjellë nga ana e themeluesit të Universitetit (Kuvendit të Republikës së Maqedonisë), bile, as pa ia deleguar kompetencën Ministrisë, që kjo të mund të sjellë një vendim të këtillë", deklaroi Mirushe Hoxha, nënkryetare e PDSH-së.