E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ rrëzon kërkesën e PS për Tiranën

Pas një mbledhje të zgjatur, të shoqëruar me debate, maxhoranca e Komisionit i gjeti të pambështetura në ligj pretendimet e paraqitura nga subjektet ankimuese, "për vlerësim të padrejtë të votave të tyre gjatë procesit të numërimit".

Para mbylljes, sipas ligjit, të hetimit administrativ të këtyre ankesave, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani bëri komentet për çështjen, duke i konsideruar kërkesat jo vetëm 'të pabazuara ligjërisht, por dhe të koordinuara politikisht".

"Sipas ligjit kërkohet rinumërim dhe rivlerësim për vota të caktuara dhe është pikërisht kjo shprehje e ligjit që e zgjidh problemin, pavarësisht se disa e lexojnë me zë të ulët. Duke qënë se kërkesa nuk i referohet ligjit, pra votave të caktuara dhe nuk është sipas kushteve në nenin e Kodit Zgjedhor, ajo nuk mund të merret parasysh", tha Ristani. 

"Ky koordinim është për të prishur punën e KQZ-së, duke sjellë kërkesa të pabazuara, dhe kjo absolutisht është në rrjedhën e prishjes së zgjedhjeve. Por, duke qënë se KQZ është administratë zgjedhoree dhe kemi përgjegjësi për ta përmbyllur me sukses këtë situatë ne nuk mund t'i hapim rrugë problematikave të tilla, por duhet të procedojmë sipas ligjit", nënvizoi kryetari Ristani.

Ndërsa, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi para hedhjes në votim të kërkesave ankimore, mbrojti qëndrimin e saj për rinumërim të votave, në zbatim të nenit 138 të Kodit.  

Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në votimet e 28 qershorit në qarkun e Tiranës  koalicioni "Aleanca e ndryshimit" fitoi 16 mandate, koalicioni "Bashkimi për ndryshim" 15 mandate, ndërsa LSI 1 mandat. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›