Studimet e Larta, universitetet propozojnë 22 mijë kuota
Ndonëse nuk është aprovuar zyrtarisht, universitetet e vendit kanë propozuar gjithsej rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues.
Ngjashëm me vitet e kaluara, numrin më të madh të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, që ka propozuar për të tetë fakultetet e tij përbërëse rreth 7200 kuota pranimi për sistemin me kohë të plotë. Njëkohësisht ky institucion llogaritet të jetë një ndër më të preferuarit jo vetëm nga maturantët në kryeqytet, por edhe nga ata të rretheve.
Gjithashtu një numër të lartë kuotash pranimi do të ofrojnë edhe universitetet e tjera, si ai Politeknik, Bujqësor dhe homologët në rrethe. Akademitë sportive apo artistike për vitin e ardhshëm do të ofrojnë një numër të kufizuar pranimesh, pothuajse në të njëjtat nivele si dhe vitet e shkuara, kjo për shkak dhe të ambienteve dhe bazës didaktike, e cila nuk lejon rritje të mëtejshme të kuotave.